E enjte, 28 Nëntor, 2024

Dibër: Policia në aksion, pezullon 4 leje drejtimi dhe arreston dy drejtues mjetesh

Ditën e sotme Policia Rrugore e Qarkut Dibër ka kryer kontrolle intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si pasojë janë arrestuar dy drejtues mjetesh për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”dhe janë pezulluar 4 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rrespektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i Policisë

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur edhe pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

– janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
– janë pezulluar 4 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit