Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka mbyllur turin e saj botëror në Tiranë me një koncert në 28 Nëntor për 110-vjetorin e Pavarësisë.
Pas koncertit këngëtarja ka reaguar në mediat sociale dhe ka falënderuar të gjithë ata që e ndoqën koncertin e saj nga afër.
Dua Lipa duket se është emocionuar nga pjesëmarrja aq e madhe e fansave të saj dhe shkruan se kanë qenë rreth 200 mijë. Ajo këtë ka zgjedhur t’i falenderojë të gjithë me një postim në mediat sociale.
“94 shfaqje në të gjithë botën në një vit përfunduan në Tiranë, në Shqipëri me rreth 200 mijë njerëz shfaqja jonë më e madhe solo e realizuar ndonjëherë, u bë në ditën e Pavarësisë! Gjithçka që mund të them është falënderimi më i thellë për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund ta imagjinoja, e rrethuar me njerëzit më të mrekullueshëm për të ndarë emocionet. “Future Nostalgia” përgjithmonë!”, ka shkruar Dua Lipa./btvnews.al