Kombëtarja e Francës e ka mbyllur me humbje fazën e grupeve në Botërorin e Katarit, por është kualifikuar në fazën tjetër si e para e grupit. “Gjelat” në këtë ndeshje luajtën me formacionin B dhe u mundën nga Tunizia me rezultatin 1 me 0, por skuadrës nga Afrika nuk i bëri punë as kjo fitore pasi Australia fal fitores kundër Danimarkës, arriti që të merrte vendin e dytë në grup.
Tunizia dominoi thuajse të gjithë minutat e lojës dhe Franca dukej se ishte pa dëshirë dhe nuk donte që të fitonte.
Tunizia gjeti golin në minutën e 58-të dhe këtë rezultat e mbrojti deri në fund. Por në minutën e fundit Griezzman arriti që të gjente golin, por arbitri ia ndërpreu festën pasi më parë kishte qenë në pozicion jashtë loje.
Kështu, me këtë rezultat, Tunizia përfundon fazën e grupeve në vendin e 3-të dhe e mbyll këtu rrugëtimin e Botërorit, ndërsa Franca do përballet në fazën tjetër me ekipin e renditur në vendin e dytë të grupit C./btvnews.al