Divorci mes futbollistit Mauro Icardi dhe modeles Wanda Nara, prej kohësh është në qendër të mediave rozë.
Icardi dhe Nara prej disa javësh janë ndarë, por mediat ndërkombëtare kanë hedhur dyshimeve për një ribashkim të tyre.
Wanda me anë të një postimi në mediat sociale, ku i është përgjigjur fansave ka sqaruar njëherë e mirë situatën e saj me Icardin.
Ajo u pyet nga një ndjekëse në Instagram: Pse nuk na thua që u pajtuat?
Po Wanda Nara është përgjigjur: Sepse do të gënjeja, u përpoqa sepse mendoj se një lidhje kaq shumëvjeçare meritonte një shans tjetër, por nuk funksionoi./btvnews.al