E diel, 24 Nëntor, 2024

Pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, mësoni si do jenë temperaturat për sot

Për ditën e sotme pritet një përkeqësim i kushteve meteorologjike për vendin tonë. Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1000 metër reshjet e shiut do të konvertohen në reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/sek. Në bregdet e lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi që arrin deri në 12-16m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 deri në 5 ballë.

Temperaturat parashikohen që në zonat malore të jenë nga -2 deri 7°, në zonat e ulëta -1 deri 15°C dhe në zona bregdetare 5 deri 15°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit