Në veri rikthehet dëbora. Prej mbrëmjes së kaluar, reshjet e dëborës kanë përfshirë zonën e Dukagjinit, Kelmendit dhe pikën turistike të Thethit.
Në akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh kanë filluar reshje dëbore me intensitet të ulët.
Edhe temperaturat janë të ulëta ku në Qafë Thore shkon në – 2°C ndërsa në Vermosh deri në -4.
Nuk paraqiten problematika në qarkullimin e automjeteve në këto akse rrugore. /btvnews.al