E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Tronditet Kosova, burrit vret gruan shtatzënë para spitalit në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një burrë ka vrarë gruan e tij e cila dyshohet se ishte shtatzënë. Ngjarja ka ndodhur para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Policia në një njoftim deklaron se: Kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeçare.

Po ashtu policia sqaron se  po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë së autorit.

Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet nga policia./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit