Boksieri nga Bulqiza, Ferit Keta, ka reaguar pas fitores spektakolare në Tetove. Në një postim në mediat sociale, Keta falënderon të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur në këtë ndeshje në një ditë historike.
“Dua të falenderoj gjithë shqiptarët për mbështetjen në ndeshjen time ditën e flamurit në Tetovë. Veçanërisht familjen legjendare JASHARI, familjen #HasanPrishtina , President Z. Alfred Moisiu, historianen Elena Kocaqi dhe njerëzit nga Bulqiza ime.
E pamundur të mos ju rezistosh vështirësive duke pasur ju pranë. Faleminderit nga zemra”, shkruan Keta./btvnews.al