E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Alibeaj në Parlamentin Evropian: Fola për aferën e portit të Durrësit, krimin dhe korrupsionin qeveritar

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka qenë sot i pranishëm në një seancë të Parlamentin Evropian.

Në fjalën e tij, Alibeaj bën me dije se ka ngritur disa çështje të debatuara në vendin tonë siç janë: krimi dhe korrupsioni, projekti i portit të Durrësit, amnistia fiskale dhe pasaportat e arta etj.

Deputeti demokrat në një postim në mediat sociale shkruan Evropa se dëgjoi nga afër rreziqet aktuale me të cilat përballet shoqëria, demokracia dhe shteti ligjor.

“Në Parlamentin Europian: për zgjedhje të lira për shqiptarët;  për votën e shqiptarëve jashtë vendit; për krimin dhe korrupsionin qeveritar; për aferën e Portit të Durrësit; për goditjen e lirisë së medias; për amnistinë fiskale dhe pasaportat e “arta”.

Së bashku me kolegë të PD, Europa dëgjoi nga afër dhe fort rreziqet aktuale me të cilat përballet shoqëria, demokracia dhe shteti ligjor. Me miratimin e amendamenteve të paraqitur nga PD, Europa e angazhuar për të qenë gjithnjë e më afër shqiptarëve!”, është ky postimi i Alibeajt./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit