E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Do ketë dimër të vështirë”, ekspertët britanikë: Varianti i ri i Covid po shton shifrat e të infektuarve

Ekspertët e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se ky dimër nuk do të jetë i lehtë për sa i përket situatës së Covid.

Ata paralajmërojnë se një variant i ri i Covid mund të shkaktojë rritje të infeksioneve ditore në vend dhe jo vetëm. Varianti i ri i Covid vjen në një periudhë ku shifrat e rasteve me gripin sezonal janë rritur ndjeshëm.

Varianti i ri i Covid “BQ1 Omicron” është dominues në Britani dhe përbën 50.4 për qind të infeksioneve, krahasuar me 39 për qind javën e kaluar.

Një prej mjekëve në Britani për mediat vendase ka deklaruar se ky dimër të jetë më sfiduesi që shëndetësia në vend ka parë vitet e fundit.

Ndërsa shkojmë drejt Krishtlindjeve, do të shohim rritje të niveleve të gripit në komunitet dhe rritje të numrit të pacientëve që kanë nevojë për pranim në spital. Ne gjithashtu kemi filluar të shohim rritje të numrit të pacientëve me Covid”, u shpreh ai./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit