E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

EMRI – Me 10 kg kanabis në makinë, shqiptari tenton të largohet për kapet nga qeni i policisë

Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Britani në Madhe. Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip Audi A6 kur policia e ka ndaluar për kontroll.

Ai ka bërë rezistencë dhe tentoi të largohej, por është kapur disa metra më tej. Shqiptari është identifikuar si Bledar Thomaj dhe mësohet se ka rrezikuar dhe jetën teksa tentoi të largohej duke kaluar nëpër gjashtë korsi të autostradës në këmbë vetëm, por u kafshua më pas nga një qen i policisë.

I riu shqiptar ka dalë dhe para gjykatës dhe është deklaruar fajtor për posedim kanabisi me qëllim shitje dhe është lënë në burg.

Policia ka njoftuar se në makinë shqiptarit i kanë gjetur 10 kilogram kanabis./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit