Transporti i mallrave në muajin Tetor 2022 ka shënuar rënie në porte dhe në hekurudhë, ndërsa është rritur me ajër sipas statistikave të fundit të Institutit të Statistikave.
Në një njoftim për mediat, INSTAT bën me dije se “volumi i mallrave të transportuar me ajër është 204,2 ton, duke u rritur me 14,4%, në krahasim me Tetor 2021. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, është 284,5 mijë ton, duke u ulur me 31,2%, krahasuar me Tetor 2021. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.478 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 0,3%, krahasuar me Tetor 2021”.
Ndërkohë tendenca është e kundërt sa i takon transportit të pasagjerëve i cili në numër fluturimesh dhe me linja detare ka pësuar rritje.
“Numri i fluturimeve është 3.408 duke u rritur me 30,2%, krahasuar me muajin Tetor 2021. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 475.682 pasagjerë, duke u rritur me 63,3%, krahasuar me Tetor 2021
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 78.622 pasagjerë. Krahasuar me Tetor 2021, ky tregues është rritur me 63,8%. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 182 pasagjerë. Krahasuar me Tetor 2021, ky tregues është ulur me 74,4%”, vlerëson INSTAT.
Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit
Në Tetor 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 751,3 mijë ton ku 55,1% e tyre u transportua me det. Në dhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 7.484,1 mijë ton ku 54,8% e tyre u transportua me det.
Eksportet e mallrave
Në Tetor 2022, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 64,2%, me det 35,7% dhe 0,1% me ajër. Volumi i mallrave të eksportuara me det është ulur 25,3%, me tokë është ulur me 24,6% dhe me ajër me 44,9%, krahasuar me Tetor 2021.
Në dhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 55,6%, me det 44,3% dhe 0,1% me hekurudhë. Volumi i mallrave të eksportuara me hekurudhë është rritur me 89,8%, po ashtu dhe me ajër është rritur me 20,3%, ndërsa është ulur me det me 0,5% dhe me tokë 17,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Importet e mallrave
Në Tetor 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 67,5%, me tokë 31,9%, me ajër 0,1% dhe të tjera 0,5%. Volumi i mallrave të importuara me det është rritur me 2,8% ndërsa volumi i mallrave të importuara me ajër është ulur me 1,7% dhe me tokë është ulur me 15,9%, krahasuar me Tetor 2021.
Në dhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 62,9 %, me tokë 36,3%, me hekurudhë 0,1%, me ajër 0,1% dhe të tjera 0,6%. Volumi i mallrave të importuara me tokë është ulur me 8,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021./btvnews.al