Kroacia ia ka dalë të kalojë në fazën tjetër të Botërorit duke eliminuar Belgjikën në duelin direkt mes dy skuadrave.
Ne ndeshjen e sotme dy skuadrat janë ndarë në barazim pa gola edhe pse rastet nuk munguan për të dyja skuadrat. E fituara në këtë ndeshje ka dal Kroacia, pasi është kualifikuar si e dyta e grupit duke u ndihmuar dhe nga fitorja e Marokut kundër Kanadasë.
Më i komentuari në këtë ndeshje ishte Romelo Lukaku, i cili gaboi disa herë përpara portës dhe nuk shënoi dot golin e fitores për skuadrën e tij, gol që mund t’i jepte një biletë për në fazën 1/16.
Tashmë në krye të grupit F është Maroku, më pas vjen Kroacia dhe Belgjika dhe në fund Kanadaja që nuk la gjurmë këtë Kupë Bote./btvnews.al