Maroku ka bërë surprizën e madhe në grupin F, duke u kualifikuar si e para e grupit me 7 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjen e fundit Maroku ka fituar me rezultatin 2 me 1 kundër Kanadasë, e cila e mbyll aventurën e saj në Katar në vend të fundit në grup.
Golat për Marokun u shënuan nga Ziyech dhe En Nesyri që mjaftuan për të marrë tre pikët shumë të vlefshme.
Në këtë ndeshje skuadra afrikano-veriore tregoi që nuk është rastësisht në vendin e parë dhe tashmë pret skuadrën kundërshtare në fazën e 1/16./btvnews.al