E diel, 24 Nëntor, 2024

Në male priten reshje dëbore, si parashikohen temperaturat për sot

Për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira të dendura dhe prej orëve të mesditës edhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Sipas Institutit Metrologjik Ushtarak prej orëve të para pas mesnatës e deri në mesditë reshje shiu me intensitet të ulët dhe në jug përkohësisht mesatar. Në male priten reshje dëbore. Prej orëve të mesditës reshjet mbeten prezente kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzim në dete të forcës 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen që në zonat malore të shkojnë nga 0 deri 7°C, në zona e ulëta nga 6 deri 15°C dhe në zonat bregdetare nga 8 deri 15°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit