E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Prodhuesi i iPhone-it në Kinë, kush referon një mik a familjar për punë në fabrikë do të shpërblehet me 141 dollarë

Apple është duke rritur përpjekjet për rekrutim të punëtorëve, pas trazirave në fabrikën më të madhe të saj që gjendet në Zhengzhou të Kinës.

Punëtorët që me sukses e referojnë një mik apo anëtar të familjes për të punuar në fabrikë, do të shpërblehen me 141 dollarë.

Ky vendim është marrë pas disa pamjeve që janë publikuar javën e kaluar në rrjetet sociale, në të cilat janë parë protestues të zemëruar brenda fabrikës.

Vetë Apple ka paralajmëruar se dërgesat e modelit iPhone 14 do të vonohen për shkak të kufizimeve për koronavirus.

Muajin e kaluar, Foxconn ka kërkuar falje për një “gabim teknik” që ka ndodhur në sistemin e pagesave, pas nisjes së protestave në fabrikë.

Punëtorët është thënë se kanë protestuar kundër masave të rrepta për luftim të pandemisë së koronavirusit, si dhe për mosmarrje të pagës.

Disa analistë kanë paralajmëruar se protesta dhe politika për menaxhim të pandemisë kanë pasur rol të madh në prodhim, në atë që njihet si “qyteti i iPhone-it” pak para nisjes së sezonit të festave.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, ka raportuar 36.061 raste të reja me koronavirus të mërkurën, rreth 1 mijë më pak sesa të martën.

Politika kineze për zero raste me koronavirus dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike në botë, janë duke pasur ndikim të madh në ekonominë e Kinës.

Aktiviteti në fabrika, në ekonominë e dytë më të madhe në botë, është tkurrur më shumë sesa është pritur në muajin nëntor.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit