Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar edhe njëherë se në 6 Dhjetor do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita.
Në një takim me banorët e njësisë 7 në Tiranë, Berisha u shpreh se me protestën ne 6 Dhjetor do t’i shpëtohet fytyra dhe dinjiteti Shqipërisë. Më tej shtoi se do të jenë në shesh për t’u thënë të gjithë liderëve se Edi Rama është lideri më i korruptuar.
“Ne dalim në shesh sepse protesta si e tillë është një detyrë dhe e drejtë kushtetuese e jona. Ne dalim në shesh sepse nuk përfaqësohemi nga ai që ulet me presidentë e kryeministria të BE-së. Pavarësisht se strategjia ka përcaktuar Tiranën si qytetin e këtij samiti, nderi i Shqipërisë, i Tiranës, i yni, dinjiteti ynë kërkon që ne në datën 6 ora 12:00 të jemi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Protestat nuk kanë asgjë negative, përkundrazi me protestën tonë ne i shpëtojmë nderin, fytyrën, dinjitetin, Shqipërisë dhe shqiptarëve. A nuk është Europa dhe bota që thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk po e themi ne, por po e thonë institucionet e besimit të mirë Europiane dhe botërore. Atëherë çfarë do të bëjmë ne që kemi mysafir dinjitarët më të lartë të Europës; do të jemi në shesh për të ju thënë se i korruptuar është Edi Rama me qeverinë e tij dhe ne jemi antikorrupsioni shqiptar. Ne nuk jemi të korruptuar, por jemi viktima të këtij korrupsioni”, u shpreh ndër të tjera kreu i PD./btvnews.al