E shtunë, 23 Nëntor, 2024

EMRI- Punonte në ‘shtëpi bari’, arrestohet 30-vjeçarit shqiptar në Britani

Një shqiptar 30-vjeçar është arrestuar në Britaninë e Madhe. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Britani dhe është kapur në një banesë, e cila ishte përshtatur si laborator për rritjen e kanabisit.

Endrit Neza, akuzohet se kujdesej për rreth 300 bimë kanabisi, të cilat kishin një vlerë të mundshme nga 28,000 deri në 120,000, nëse do droga do të përpunohej dhe do të hidhej në treg.

30-vjeçari, i cili u kthye në Angli pasi u deportua në vitin 2017, u arrestua pasi policia bastisi një pronë në Malvain Avenue më 24 gusht të këtij viti.

Pas arrestimit, Neza u paraqit në gjykatën e Newcastle Crown për t’u dënuar për prodhim kanabisi. Ai ishte deklaruar fajtor për akuzën dhe kishte kërkuar një përkthyes gjatë gjithë procesit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit