E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Më mirë në burg se në Shqipëri”, shqiptari i arrestuar në Angli habit policinë

Një grup emigrantësh shqiptar, janë kapur në banesë të përshtatur për kultivimin e kanabisit në Angli.

Sipas gazetës angleze, Telegraph, në pranga kanë rënë Runi Firaku, Drilon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj.

Policia ka bërë me dije se në këtë banesë ka gjetur 347 bimë kanabisi me vlerë prej rreth 250 mijë sterlina.

Një prej të arrestuarve, Runi Firaku, kishte hyrë në Angli ilegalisht dhe kishte pak ditë që ishte bashkuar 3 shqiptarëve të tjerë në ‘shtëpinë e barit’.

Por prokurori i çështjes ka treguar një episod të veçantë, pasi ka thënë se shqiptari ishte shprehur se për të më mirë është ‘burgu në Angli se të jetoj në Shqipëri”.

Të katër shqiptarët thanë se ishin shfrytëzuar dhe kanë pranuar fajësinë. Firaku dhe Zyberajt u dënuan me nga shtatë muaj burg, ndërsa Sulaj u dënua me tetë muaj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit