E premte, 29 Nëntor, 2024

Plasin polemikat pas vendimit të VAR! A u eliminua padrejtësisht Gjermania?

Goli i dytë i Japonisë, i realizuar nga Ao Tanaka (51’) – që prodhoi fitoren ndaj Spanjës (2-1) dhe eliminoi Gjermaninë nga Botërori i Katarit, pas aprovimit nga sistemi VAR – ka provokuar polemika të mëdha dhe konfuzion në gjithë botën sportive, pasi nëse ndeshja do të mbyllej në barazim (1-1), do të sillte kalimin e gjermanëve falë golaverazhit në fazën tjetër të Kupës së Botës.

Pamjet televizive dhe fotografike tregojnë japonezin Kaouru Mitoma, i cili përpiqet të mbajë topin në lojë, kur sfera duket se ka kaluar vijën fundore të fushës pranë portës së Spanjës.

Plasin polemikat pas vendimit të VAR! A u eliminua padrejtësisht

Në fakt, gjyqtari afrikanojugor Viktor Gomesh nuk e dha golin, por i thirrur nga VAR, pas më shumë se dy-tre minutash rishikim të pamjeve, ai vendosi ta konsideronte atë të rregullt, rrjetë që vendosi edhe fatin e takimit dhe njëkohësisht të “Nationalmanschaft”.

Ish-lojtari i Anglisë dhe Mançester Junaitid, Geri Nevil, ishte midis atyre që reagoi përmes mediave sociale, duke e konsideruar se topi ishte jashtë loje.

Gazeta e madhe gjermane “BILD”, e ka cilësuar një dramë më vete futbollistike: “Dramë milimetrash, njësoj si në Uembli”, duke kujtuar humbjen 4-2 të finales së madhe ndaj Anglisë, 56 vjet më parë, në vitin 1966.

Anglia dhe Gjermania luanin finalen e Botërorit. Në kohën shtesë topi kap traversën dhe bën rikoshet me tokën. Gjyqtari vendosi gol për Anglinë, edhe pse nga një këndvështrim nuk ishte i tillë. Anglia fitoi 4-2 finalen dhe trofeun. Këtë gol e njeh historia si “Goli i Uemblit”.

Gjithsesi, “USA Today” e konsideron të rregullt dhe të drejtë vendimin VAR-it: “Goli u pa nga VAR-i dhe iu dha një pasim, por në pamje të parë duket vërtet se pasimi i Mitomës për Tanaka erdhi nga jashtë kufijve të fushës përpara shënimit të golit”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit