Ministria e Arsimit ka ven dosur që në 6 Dhjetor mësimi të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës, edhe pse është paralajmëruar se do të ketë protestë nga opozita dhe do të mblidhen liderët e Bashkimit Evropian.
Në një njoftim për mediat, ministrja Evis Kushi, ka njoftuar se mësimi nuk do të ndërpritet në asnjë shkollë në Tiranë, pavarësisht se janë përhapur lajme se mund të ndodhte një gjë e tillë.
“E detyruar nga pyetja e vazhdueshme “A do jenë pushim shkollat në datën 6?” po e ri përsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian. Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor. Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë.
Ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë keqinformuar nga media të ndryshme, rrjetet sociale apo burime të tjera jozyrtare dhe mësim të mbarë!”, njofton ministrja Kushi.
Pak ditë më parë në media qarkulloi një lajm se në 6 Dhjetor do të kishte pushim për administratën në Tiranë, po ashtu nuk do të kishte mësim as në shkolla./btvnews.al