E premte, 29 Nëntor, 2024

Godet mjekun me sende të forta, arrestohet 18-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë kryer veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e autorit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi shtetasi Vladimir Shuli, 60 vjeç, është dëmtuar në fytyrë pasi është goditur me sende të forta, për motive të dobëta, nga shtetasi Ardi Bengu, 18 vjeç.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ardi Bengu, 18 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shtetasi Vladimir Shuli ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit