Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë një foto të dy futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në momentin kur ata bënë shqiponjën me trup për të festuar fitoren ndaj Serbisë.
Berisha shkruan se Xherdan Shaqiri është një nga tre golashënuesit në tre kampionate botërore, ndërsa thekson se me golin e tij i preu biletën ekipit racist të Serbisë. Ai shton se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe vasali i tij, kryeministri Edi Rama janë në zi.
“Nderim Xherdan Shaqirit! Së bashku me Ronaldon dhe Mesin është sot njëri nga tre golshënuesit në tre kampionate botërore. Me golin e tij i preu bileten ekipit racist të turpshëm serb. Vuçiç dhe vasali i tij Rama, në zi! Sb”, shkruan Berisha.