Thonë se kur del ne pension, njeriu përfundon misionin e tij me punën, por ka nga ato raste që kjo shprehje nuk zë vend. Të paktën për Qatip Dodën, i cili ka punuar për dekada me radhë në institucione shtetërore, duke qenë edhe Përgjegjës i Ekstensionit Bujqësor në Dibër.
Edhe pse në pension, Qatipi vijon aktivitetin e tij, tashmë në sektorin privat e veçanërisht në frutikulturë.
Pas daljes në pension, Qatip Doda i është përkushtuar pemtarisë ku ka disa hektar të mbjella me mollë. Qatipi e shet vetë prodhimin sa në qytetin e Peshkopisë e sa në atë të Bulqizës.
Ashtu si për çdo fermer tjetër, edhe për Qatip Dodën problem mbetet shitja e prodhimit me shumicë me çmim të leverdisshëm.Po ashtu Doda shprehet se është kthyer në problem fuqia punëtore, pasi nuk ka punëtor, ndaj të gjitha proceset i bën bashkë me pjestarët e tjerë të familjes. /btvnews.al