Holanda është çerekfinalistja e parë e Botërorit të Katarit. “Tulipanët” mundën 3-1 SHBA-të në ndeshjen e vlefshme për fazën 1/16, takim ky që rezultoi më i lehtë se ç’pritej për ekipin e Van Gaal.
Holandezët e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, me dy gola “fotokopje” për nga mënyra e të shënuarit. Dumfries dërgon një top nga krahët për Depajin, i cili nuk fal në minutën e 10-të.
Po lojtari i Interit, Dumfries provon sërish të njëjtën skemë dhe sërish rezulton e suksesshme në minutën e 45-të, por këtë herë është Blind ai që realizon.
Në pjesën e dytë, amerikanët u kujdesën veçanërisht që mos të pesojnë më shumë dhe jo për të rihapur takimin.
Goli i Wright (76′) ishte i ngushëllimit, pasi Dumfries (81′) do të vuloste përfundimisht fatet e takimit dhe të kualifikimit.
Përfundon këtu aventura e SHBA-ve në Katar, pas një faze grupesh që mund të konsiderohen pozitive por në fund ekipi i Berhalter tregoi limitet e veta.