Aktorja dhe prezantuesja Olta Beqiri për herë të parë ka sqaruar se si qëndron e vërteta e fotove të saj me këngëtarin Butrint Imeri.
Ajo u shpreh se asgjë që është shkruar në portale nuk është e vërtetë dhe se është single.
“Njerëzit vdesin të marrin një gjë të vogël dhe ta bëjnë të madhe, jo domosdoshmërisht të kesh një foto me dikë do të thotë të jesh me lidhur me atë. Unë single jam”, tha ajo në një intervistë në Top Channel.
Më tej shtoi se i pëlqen Butrint Imeri si këngëtar dhe se këngët e tij i dëgjon me qejf, por mes tyre nuk ka një histori dashurie./btvnews.al