Mediat greke kanë vijuar me publikimin e detajeve për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi. Sot Protothema shkruan se i dashuri i saj 25-vjeçar, Qamil Taja, është lënë në burg për vrasjen e Kristina Brakën.
Po ashtu mediat vendase kanë publikuar dhe foton e të resë, e cila u vra mizorisht nga i dashuri i saj, ku shkak ishte xhelozia.
Shqiptari i ka thënë autoriteteve se nuk u dorëzua menjëherë pasi fillimisht ka ecur për të qartësuar mendjen.
Viktima punonte në një lokal në Kallithea, ndërsa 25-vjeçari në një klub nate në Pire. Zënkat mes çiftit ishin të vazhdueshme. Ai e ka qëlluar partneren me dy plumba në kokë.
Para vrasjes, i riu ka postuar në rrjetet sociale, ku sipas mediave greke shfaqet xhelozia e tij. Të njëjtën gjë, pra se vrasjen e ka kryer për shkak të xhelozisë, Taja e ka pranuar edhe para policisë./btvnews.al