Franca është çerekfinalistja e radhës në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar. Skuadra e Deshamps bindi me lojë dhe rezultat në këtë ndeshje.
Golat për “gjelat” u shënuan nga Giroud dhe Mbappe, i cili realizoi dy herë.
Ndërkohë goli i vetëm për Poloninë u shënua nga Lewandowski me penallti në minutën e fundit të ndeshjes.
Tashmë Franca do të presë një prej skuadrave mes Angli dhe Senegalit./btvnews.al