Partia Demokratike po zhvillon këtë të diel procesin e primareve për të zgjedhur kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Beteja më e fortë konsiderohet në kryeqytet, ku përballja do të jetë mes 7 kandidatësh Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gert Bogdanit, Julian Deda, Adriana Kalaja, Enkelejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi.
Në dy bashki të tjera të mëdha PD shkon në zgjedhje me 1 emër, Luçiano Boçin në Elbasan dhe Bardh Spahinë në Shkodër. Ndërsa anëtarësia e PD-së në Durrës duhet të zgjedhë dhes Igli Carës dhe Armand Dervishit.
Ndërkohë Kruja është bashkia, e cila ka më së shumti kandidatë, plot 11 emra që synojnë të jenë përballë PS-së në 14 Maj.
Kujtojmë se në disa bashki ka pasur tërheqje të kandidatëve në momentet e fundit./btvnews.al