Ditën e sotme është arrestuar një 25-vjeçar nga Durrësi.
Dyshohet se 25-vjeçari ka abuzuar me një shtetase të mitur 16-vjeçe, pa dëshirën e saj.
Materialet proceduriale i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.
Njoftimi i policisë:
Tropojë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe, se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi. /btvnews.al