E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Katar 2022 – Kroacia në çerekfinale, portieri bëhet hero dhe pret 3 penallti

Kombëtarja e Krocisë është kualifikuar për në çerekfinalen e Botërorit të Katarit, pasi mundi me penallti Japoninë.

Dy skuadrave nuk u mjaftuan as 90 minuta dhe as 30 minutat shtesë për të fituar, pasi për 120 minuta lojë rezultati ishte 1 me 1.

U deshën penalltitë për të vendosur fituesin dhe kroatët ishin më të saktë. Lojtarët aziatik gabuan në tre penallti, pasi portieri Livakoviç u bë hero duke i pritur ato.

Tashmë Kroacia pret me ankth se cila skuadër do të jetë fituese në sfidën e mbrëmjes ku luan Brazili me Korenë e Jugut./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit