E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ TIA njofton: Paraqituni në Rinas 4 orë përpara fluturimit

Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza ka bërë një njoftim për të gjithë qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë ditën e nesërme.

Për shkak të bllokimit të rrugëve, aeroporti bën thirrje pasagjerëve që të mbërrijnë në Rinas 4 orë përpara fluturimeve.

“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, thuhet në njoftim.

Prej ditës së sotme do të nisë bllokimi i pjesshëm i akseve rrugore. Kjo vjen në kuadër të masave të sigurisë që do merren për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Bllokimi do të nisë që prej mëngjesit të sotëm për punime në akset kryesore Rinasit-Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, ish-Sheshi Shqiponja, Unaza e Madhe, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotullimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’ deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit