E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

Bordi i Transparencës ka zhvilluar një mbledhje dhe ka vendosur çmimet e reja për karburantet. Nga sot nafta do të shitet me 206 Lekë, benzina me 184 Lekë, ndërsa gazi 71 Lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 06 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

NJOFTIMI I BODRIT TW TRANSPARENCWS:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit