Nuk ka mjaftuar koha e rregullt për të vendosur skuadrën fituese te çiftit Marok- Spanjë.
90-minutshi i rregullt dhe shtesat nuk kanë mjaftuar për të shpallur një fitues. Eshtë dashur pika e bardhë e pellantive për të përcaktuar fituesin e sfidës.
Nga pika e bardh futbollistët e Marokut nuk kanë gabuar duke shënuar plot 3 herë.
Goli i shënuar me pellanti nga Hakim, një produkt i sistemit të të rinjve të Real Madridit në portën e Spanjës, ka vulosur fitoren 3-0 të Marokut dhe kualifikimin në çerekfinale, ku do të luajë me fituesin e çiftit Portugali-Zvicër. /btvnews.al