E martë, 26 Nëntor, 2024

Klos/ Çudira shqiptare, shtëpia e futur në mes të dy rrugëve

E vendosur mes dy rrugëve, familja Cakoni nga fshati Fshat i Klosit vijon të ndjehet e frikësuar.

Banesa e tyre u fut mes dy rrugëve me ndërtimin e rrugës së Arbrit. Firma që po ndërton rrugën e Arbrit, ndërtoi rrugën lidhëse me Klosin, por projekti konsistoi që të fuste këtë banesë në mes.

Mane Cakoni shprehet se rreziku i familjarëve të saj është i madh pasi sapo të dalin nga dera e banesës ata përballen me makina, të cilat në sensin që zbret për poshtë, ecin me shpejtësi.

Ajo tregon se apeli i saj ka rënë në vesh të shurdhër pasi institucionet nuk po i përgjigjen dhe as firma nuk mban përgjegjësi.Ky është rasti i vetëm në vendin tonë që një banesë të jetë e rrethuar në këtë mënyrë nga një rrugë nacionale.

Për familjarët frika e aksidenteve mbetet e madhe kjo edhe për faktin se shumë mjete po përlasen në afërsi të banesës së tyre, duke shtuar rrezikun e ndonjë tragjedie. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit