E enjte, 19 Dhjetor, 2024

Macron: BE duhet të solidarizohet me Ballkanin Perëndimor për krizën energjitike

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në fjalën e tij për mediat para nisjes së samitit të BE në Tiranë është shprehur se për sfidat që e presin unionin.

Macron tha se tha se nuk ka skenar frike për krizën energjitike, por shtoi se duhet një solidaritet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për këtë çështje.

Me rëndësi të kemi solidaritet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë dhe gjithashtu dhe për procesin e integrimit të kësaj pjese në BE, të punohet drejt thellimit të agjendës politike. Do kemi mundësi dhe me kancelarin Scholz të përgatisim konkluzionet për energjinë.

Roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisin përmes frikës roli i qeverisë e ministrave të bëjnë punën e tyre në raport me energjinë. Kjo s’është për të frikësuar njerëzit me skenarë absurde, ju lutem ndaleni. Jemi një vend i madh, kemi çështjen e energjisë secili bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua”, tha Macron./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit