E premte, 29 Nëntor, 2024

Mediat botërore shkruajnë për sulmin ndaj Berishës

Grushtimi i liderit të opozitës Sali Berisha ka marrë vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se “lideri i opozitës u qëllua me grusht në fytyrë, teksa marshonte në protestë. Ai u gjakos në fytyrë para fjalës në tubim” – vijon më tej “Reuters”.

Ndërsa agjencia italiane e lajmeve “Ansa” shkruan se Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një i panjohur, teksa shkonte në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës, me rastin e samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

“Protesta anti-qeveritare mbahen gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë”, shkruan media online pranë Brukselit, “Euraktiv”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit