Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka folur për mediat para nisjes së samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e saj, Meloni u shpreh se Italia mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në union.
“Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos pas sulmit të Rusisë. Duhet të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku, për ekonominë, sigurinë kibernetike dhe çështje të tjera.
Do bëjmë maksimumin për shumë çështje që kemi, për roaming për gjëra që po diskutojmë dhe siç e dini mund të mbështeteni tek Italia”, tha ajo ndër të tjera./btvneews.al