E enjte, 28 Nëntor, 2024

Policia shoqëron në komisariat personin që qëlloi me grusht Berishën

I riu që qëlloi me grusht Sali Berishën është shoqëruar nga policia. Mësohet se ai që ka qëlluar me grusht Berishës është identifikuar si G. Shehu dhe tashmë ndodhet në Komisariatin numër 1.


I riu para se të shoqërohej nga policia është dhunuar nga mbështetësit e Berishës, të cilët kanë qenë duke marshuar drejt bulevardit.

Ndërkohë protesta e opozitës vijon normalisht dhe Berisha reagoi pas këtij incidenti duke thënë se nuk do ndalet në misionin e tij./btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit