E enjte, 19 Dhjetor, 2024

“Prishtina dhe Beogradi të bëjnë një hap pas për të bërë progres”, mesazhi i Kryeministrit grek nga samiti në Tiranë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, para nisjes së samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ka folur për mediat.

Në fjalën e tij, ai shprehu mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Por teksa u pyet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe për dialogun mes tyre, kryeministri grek theksoi se të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas.

Kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës që duhet të zhvillohet në mirëbesim. E kuptojmë kompleksitetin e çështjes, por jemi të vetëdijshëm që kjo çështje të zgjidhet dhe të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas. Pa u zgjidhur kjo do jetë e vështirë të bëjmë progresin e nevojshëm”, u shpreh Mitsotakis./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit