Sot do të mbahet samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Sipas organizatorëve, gjithçka do të nisë në orën 09:00, ku do të mbërrijnë liderët evropian dhe do të priten nga Kryeministri Edi Rama.
Ndërsa 30 minuta më vonë, pra në orën 10:00 është parashikuar të firmoset marrëveshja roaming.
Seanca fillon në orën 11:00, ndërsa sesioni i dytë i saj vijon në 12:15. Në fund, Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel; Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët.
AXHENDA E PLOTË
Mbërritja e liderëve ora 09:30
Firmosja e marrëveshjes roaming ora 10:00
Vijon mbërritja e liderëve të tjerë ora 10:15
Ora 11:00 seanca plenare
Ora 11:45 foto familjare
Ora 12:15 seanca plenare./btvnews.al