Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili u godit gjatë protestës.
Në një postim në mediat sociale, Bardhi thotë se e dënon dhunën e ushtruar ndaj Berishës dhe kërkon që autori të dalë përpara ligjit.
“Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd.
Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjëherë përpara ligjit”, është ky reagimi i Bardhit./btvnews.al