E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

U qëllua me grusht nga një qytetar, Berisha bën përgjegjës Ramën: Sulmi i sotëm është i planifikuat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur nga protesta për incidentin që i ndodhi sot, pasi u qëllua me grusht nga një qytetar.

Në fjalën e tij, Berisha tha se sulmi ndaj është porositur nga ‘narkoeurot’ dhe ka qenë i planifikuar.

“Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme. Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist.

Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende nder Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist”, u shpreh Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit