E enjte, 19 Dhjetor, 2024

Vjosa Osmani akuza Vuçiçit: Produkt i një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur akuza kundër Aleksandër Vuçiç, para nisjes së Samitit të BE që po zhvillohet në Tiranë.

Në fjalën e saj, Osmani tha se Vuçiç është vazhdim i mendësisë së viteve 90’ që çoi në luftë dhe në vrasjen 150 mijë civilëve.

Për fat të keq, Vuçiç është produkt i një vazhdimësie e një mendësie që ka ekzistuar në vitet 90-të dhe është kjo mendësi që çoi në luftën e shkatërrimin dhe në vrasjen e 150 mijë civilëve, një mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë.

Le të presim që siguria të kryejë punën e saj dhe ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, po shtrijmë dorën e bashkëpunimit  edhe pse ata kurrë nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer dhe besojmë që dialgou që udhëhiqet nga BE dhe mbështetet nga SHBA është e vetmja mënyrë për të ecur përpara e përqendruar tek njohja e ndërsjelltë”, tha Osmani./btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit