E premte, 29 Nëntor, 2024

“Zëri i Berishës sot, shqetësim për Ramën”/ Salianji dënon dhunën ndaj kreut të PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dënuar sulmin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës sot në mesditë.

Përmes një postimi në Facebook, Salianji e konsideron një akt kriminal dhe burracakëror që cenon balancat e vendit.

Për këtë incident, Salianji bën përgjegjëse qeverinë për të cilën thotë se një pushtet i korruptuar e i kriminalizuar keqpërdor fuqinë e tij.

Postimi i Ervin Salianjit:

Dhuna e ushtruar ndaj Prof. Dok. Sali Berishës është kriminale, burracakërore dhe që cënon thelbësisht balancat e brishta në këtë vend!

Një pushtet i korruptuar dhe kriminalizuar në cdo qelizë, keqpërdor gjithçka për të mbrojtur pushtetin dhe pasuritë e vëna në kurriz të qytetarëve!

Zëri i Berishës sot ishte shqetesues për Edi Ramën dhe cdo rast Edi Rama ka reaguar me dhunë ndaj kujtdo që i cenon pushtetin kriminal.

Ka orkestruar dhe frymezuar dhunë gjatë gjithë kohës, dhunë verbale ndaj deputeteve ne parlament, dhunë ndaj mediave, tritol ndaj fjalës së lirë, kriminelë përballë cdo alternative zgjedhore, dhunim me heqje nga puna, gjoba, goditje, gjithçka, e sotmja kaloi çdo limit!

Shqipëria duhet të pêrballet me regjimin!

Artikuj te ngjashem

Me te fundit