E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali, detyronte bashkëshorten të kryente marrëdhënie seksuale

Një shqiptar në Itali është dënuar me 8 vite burg për abuzim në familje, plagosje dhe sulm seksual. Mediat italiane shkruajnë se dënimi është dhënë dje nga gjykata në Varese, ku 54-vjeçar shqiptar kishte disa kohë që abuzonte me gruan e tij.

Gruaja, identiteti i të cilës nuk është bërë publike, ka denoncuar bashkëshortin edhe për marrjen e një sasie parash prej 2 mijë eurosh.

Marrëdhënia e dhunshme kishte nisur 3 ditë pas martesës në Shqipëri. Por dhuna nuk u ndal këtu, por vazhdoi për një kohë të gjatë deri kur denoncoi bashkëshortin dhe ky i fundit u arrestua.

Gruaja ka treguar se burri e detyronte që të bënin seks. Sipas saj ai mbante një thikë nën jastëk dhe këtë e përdorte për ta ndaluar gruan që t’i thoshte jo kërkesave të tij seksuale, të cilat kryheshin gjithmonë pas fyerjeve e dhunës fizike./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit