E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Ministri i Brendshëm për shpërthimet në veri: Një pjesë e kriminelëve janë ish-pjesëtarë të policisë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë lidhur me shpërthimet e ndodhur një ditë më parë në veri të vendit.

Në një deklaratë për mediat, ministri është shprehur se ka informacione se një pjesë e personave që janë përfshirë në vendosjen e bombave në veri janë ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Tashmë kemi edhe të dhënat e para nga terreni. Qoftë nga policia dhe nga Inteligjenca na thonë se një pjesë e kriminelëve të përfshirë janë ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Edhe njëherë u dëshmua ajo çka kemi thënë më herët. Në njërën anë janë qytetarët pa dallim etnie ndërsa në anën tjetër bandat kriminale ekstremiste”, u shpreh Sveçla.

Shpërthimet në veri kanë ndodhur në një kohë kur Kosova po përgatitet për zgjedhje të parakohshme në komunat ku serbët u larguan nga institucionet./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit