E hënë, 25 Nëntor, 2024

Parashikimi i motit për ditën sotme pritet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit me intensitet deri mesatar hera-herës reshjte pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtëra. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të dobët të karakterit lokal.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 0 deri 9°C; në zona e ulëta 2 deri 17°C; në zona bregdetare 7 deri 17°C. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit