Hansi Flick do të qëndrojë te Gjermania. Ky është vendimi i marrtë nga Federata Gjermane e Futbollit për trajnerin, i cili dështoi në Kupën e Botës në Katar.
“Presidenti i DFB Bernd Neuendorf, Zëvendës presidenti i DFB Hans-Joachim Watzke dhe trajneri Hansi Flick patën një diskutim miqësor dhe konstruktiv sot mbi situatën aktuale. Ne kemi besim të plotë tek Hansi Flick”, është ky njoftimi i federatës.
E ardhmja e Flick ishte në dyshim për shkak të dështimit në Kupën e Botës, por drejtuesit e kanë parë të arsyeshme të vazhdojnë më tutje projektin e nisur.
57-vjeçari numëron 19 ndeshje në krye të skuadrës, teksa ia ka dalë që nën drejtimin e tij, ekipi të marrë 2.05 pikë për ndeshje./btvnews.al