E diel, 1 Dhjetor, 2024

Volodymyr Zelensky shpallet “Personi i Vitit 2022” nga Time! Presidenti: Se kam përfunduar ende misionin e madh për vendin tim

Presidenti Volodymyr Zelensky është shpallur “Personi i Vitit 2022” nga revista Time.

Volodymyr Zelenskyy

Çmimi vjetor nga redaktorët e revistës amerikane i jepet dikujt që mendohet se ka pasur ndikimin më të madh global gjatë 12 muajve të fundit.

Revista është shprehur se “Personi i Vitit” është dikush “i cili ndikoi më shumë në lajmet ose jetën tonë, për mirë ose për keq”.

Zelenskyy e ka udhëhequr vendin e tij përmes luftës me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin në shkurt.

Pavarësisht apeleve ndërkombëtare që 44-vjeçari dhe familja e tij të evakuohen në një vend të sigurt, Zelensky qëndroi në Kiev me forcat e tij ushtarake.

Ai tha se “nuk fshihej dhe nuk kishte frikë nga askush” ndërsa udhëhoqi kombin e tij.

Zelensky ka lindur në vitin 1978 në rajonin rusishtfolës Kryvyi Rih, i asaj që që në atë kohë njihej si Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës.

Ai ishte 12 vjeç kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe Ukraina fitoi pavarësinë e saj.

Ish-komediani dhe aktori habiti gjithë botën kur fitoi zgjedhjet presidenciale të 2019-ës me 73% të votave në raundin e dytë ndaj Petro Poroshenkos.

“Nuk e kam përfunduar këtë mision të madh, të rëndësishëm për vendin tonë. Jo ende.”

Kishte disa kandidatë që po konsideroheshin për vitin 2022, duke përfshirë presidentin kinez, Xi Jinping, politikani amerikan Liz Cheney dhe filantropen miliardere MacKenzie Scott.

Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX dhe tani pronar i Twitter, iu dorëzua titulli vitin e kaluar.

Fitues të tjerë kanë përfshirë Angela Merkel në 2015, Donald Trump në 2016, Greta Thunberg në 2019 dhe Joe Biden së bashku me Kamala Harris në 2020.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit